Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëProtesta për Ruçin, profesori i PS: Tezat e PD për antikomunizëm tregojnë...

Protesta për Ruçin, profesori i PS: Tezat e PD për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve

-

 

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, e sheh kontestimin e PD për emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit si varfërim idesh në lidershipin e ri opozitar.

Në një prononcim për “Panoramën”, profesori i socialistëve shpreh opinionin e tij në lidhje me debatin e nisur nga demokratët për emërimin e disa figurave në radhët e maxhorancës së re socialiste.

Kur publikisht ka kontestuar emrin e Gramoz Ruçit si kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ish-kryetari i Parlamentit kujton se në asnjë vend të Europës nuk flitet më për antikomunizëm.

Sipas profesorit të socialistëve, kur kanë kaluar 27 vite nga ndryshimi i sistemit, përdorimi i tezave për antikomunizëm dhe kundërshtimi i emrave të veçantë është mungesë mendimesh dhe qëndrimesh nga lidershipi i ri demokrat.

“Në asnjë vend të Europës Lindore nuk flitet më për antikomunizëm, pas 27 vjetësh nga ndryshimi i sistemit dhe konsolidimi i demokracisë. Tezat për antikomunizëm tregojnë varfërinë e ideve, mendimeve dhe qëndrimeve të Partisë Demokratike, në një kohë që pretendon se drejtohet nga një lidership i ri. Pas 27 vitesh nuk mund të bëhet fjalë për antikomunizëm në Shqipëri”, deklaroi për “Panoramën” profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi.

Kreu i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama ka qenë i vendosur që, pavarë sisht kundërshtive të opozitës, t’u qëndrojë propozimeve të tij për Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn.

Rama u ka kujtuar demokratëve eksperiencën e gjatë të Ruçit në jetën parlamentare të vendit, ndërkohë që ka vlerësuar publikisht punën e bërë pak muaj më parë nga Fatmir Xhafaj në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

Opozita, nga ana tjetër, ka deklaruar votën e saj kundër dy figurave, që sipas tyre fyejnë shqiptarët për shkak të lidhjeve me regjimin komunist.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts