Marrëdhëniet e tensionuara mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, të cilat shoqëruan fushatën e zgjedhjeve paralamentare të 25 qershorit, duket se kanë mbetur pas. Zoti Meta ka dekretuar zotin Rama si kryeministër në mandatin e tij të dytë. Vendimi u bë publik ndërsa parlamenti po zhvillonte procedurat e zgjedhjes së Gramoz Ruçin si kryetar i tij. Pas votimit u kuptua qartë se deputetët e LSI kishin abstenuar. Të hënën pritet që zoti Rama të paraqesi qeverinë dhe programin e saj. Më parë ka patur zëra se marrëdhëniet Rama- Meta mund të ndikonin edhe në të ardhmen e qeverisë. Kjo pasi para zgjedhjeve zoti Meta kish kërcënuar se nuk do të dekretonte ministra që vidhin vota.