Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetUragani Irma drejt Floridas, Trump: ‘Zoti ju bekoftë të gjithëve’. Evakuohen 7...

Uragani Irma drejt Floridas, Trump: ‘Zoti ju bekoftë të gjithëve’. Evakuohen 7 milionë banorë

-

‘Zoti ju bekoftë të gjithëve’, janë fjalët e tij. Në Kubë pas kalimit të Irmës ka pasur një Blackout total, që ka përfshirë edhe kryeqytetin Havana.
Më shumë se një e katërta e popullsisë së Floridas është prekur nga urdhëri i evakuimit sot, sipas guvernatorit të këtij shteti në juglindje të SHBA-së, që kërcënohet nga stuhia e fuqishme që pritet të prekë Floridan në orët në vijim.

 “Shërbimet e shpëtimit të Floridas vlerësojnë se 7 milionë banorë të Floridas kanë marrë urdhërin e evakuimit kundrejt 5,6 milionë që ishte dje në mbrëmje”, shkruan zyra e guvernatorit në një komunikatë.

”Më shumë se 54 000 persona kanë gjetur strehim në rreth 320 strehimet që janë krijuar në gjithë Floridan”, sipas këtyre shërbimeve. 25 persona kanë gjetur vdekjen në Karaibe nga Uragani, më i fuqishmi pas Kaltrinës.

(da.xha/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts