Pas zgjedhjes së Gramoz Rucit në krye të Kuvendit me 80 vota pro, ku pati rrjedhje votash nga opozita, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke dhënë një paralajmërim të fortë për ata të cilët ajo i quan tradhtarë.
Kujtojmë se më herët, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, PD dënoi dhe deklaroi se ajo çfarë ndodhi në Kuvend erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votës dhe se kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut.