TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur sot të thërras në mbledhje grupin parlamentar, pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit kryetar i parlamentit edhe me 3 vota të opozitës.
Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja është thirrur në orën 11:00. Përveç çështjes së votave pro Ruçit, në mbledhje do të diskutohet edhe për programin e qeverisë që do të prezantohet të hënën në seancë plenare, pas dekretimit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme nga Presidenti Ilir Meta.
Në seancën e së hënës është parashikuar edhe prezantimi i kabinetit ministror, ndërkohë që dje Rama dërgoi propozimin tek Presidenti i Republikës.
Dje Ruçi u zgjodh kreu i Parlamentit me 80 vota plus, 6 më shumë se sa grupi parlamentar i PS-së.
(m.k/BalkanWeb)
bashaKryesia e PD