Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëLSI e ‘shqetësuar’ për largimet nga administrata, ja si përgjigjet Rama

LSI e ‘shqetësuar’ për largimet nga administrata, ja si përgjigjet Rama

-

 Mes 19 pyetjeve të grupit parlamentar të LSI-së drejtuar kryeministrit Edi Rama për të shpalosur në këtë mënyrë edhe platformën e qeverisë, ishte dhe fakti nëse do të ketë largime nga administrata për këtë mandat të ri.

Kreu i qeverisë pohoi nga foltorja e Kuvendit se administrata për qeverinë është një aset, duke nënvizuar faktin se pjesa më e madhe e saj është e shëndetshme.

“Përsa i përket largimeve nga puna, administrata për me është një aset. Pa diskutim pjesa më e shëndetshme e administratës është më e madhe se ajo e kalbur. Do të ketë një vëmendje të posaçme për të ruajtur çdo aset me vlerë në administratën tonë’, tha Rama, duke shuar kështu zërat për largime nga puna, që lidhen me bindjet politike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts