LULZIM BASHA
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij të parë nga foltorja e Kuvendit për këtë legjislaturë parlamentare, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të marrë disa vendime të rëndësishme, sipas tij për të mirën e vendit.
Si vendim të parë, Basha ka kërkuar shkarkimin e Gramoz Ruçit nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.
Sakaq, ai është shprehur se dy ministra të kabinetit qeveritar janë “dy garuzhdet e korrupsionit”, ndërsa disa të tjerë “janë si peceta për të fshirë faqet”.
“Duhet ta shkarkosh Gramoz Ruçin. Po kështu edhe Fatmir Xhafën për lidhjet e ti me krimin. Duhet të shkarkosh shefat e policisë që kanë favorizuar krimin, me në krye Tahirin. Duhet të largosh kryetarët e bashkive të lidhur me krimin. I bën dot ti këto? Ndryshe çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e 25 qershorit, asgjë. Avazi i vjetër, vazhdon me tepsi të re. Me dy garuzhdet e tua, Ahmetajn dhe Gjiknurin, dhe ministrat e tjerë që janë si peceta për të fshirë faqet”, tha Basha.