Çfarë do të ndodhë me Tokën nëse Dielli shuhet?

0
27

Çfarë do të ndodhë me Tokën nëse Dielli shuhet?

Astronomët mendojnë se pas disa miliarda vitesh, Dielli do të bymehet kaq shumë sa do të mbulojë Tokën. Nëse ne do të jemi përsëri këtu, me siguri do të skuqemi dhe planeti do të avullojë.

Megjithatë, ekziston një mundësi që një masë në ndryshim e Diellit të bëjë që Toka të lëvizë në një orbitë më të largët e të mirë. Një llogaritje matematikore tregon se është teorikisht e mundur për njerëzit që të sajojnë një lëvizje të tillë para se të jetë vonë.

Por, çfarë do të ndodhte sikur Dielli të fillonte të vdiste, ose thjeshtë po të shuhej? A do të mund të mbijetonte Toka e njerëzit? Po të vendosnim një enë me çaj në frigorifer, ajo nuk do të ftohej menjëherë. Kështu do të ndodhte edhe me Tokën, sikur ta zëmë Dielli të shuhej menjëherë. Toka do të mbetej e ngrohtë, së paku në krahasim me hapësirën rreth saj, disa miliona vite, por çdo gjë në sipërfaqen  e saj do të ndienin ftohjen shumë herët.

Gjatë javëve të para temperaturat do të zbrisnin në -17 gradë Celsius,kurse gjatë viteve të para do të arrinte në -73 gradë. Sipërfaqet e të gjitha oqeaneve do të mbuloheshin nga akulli, por kjo shtresë akulli do të mbronte pjesën tjetër të oqeaneve nga ngrirja për disa qindra mija vjet. Disa vite pas shuarjes së Diellit, Toka do të mbërrinte një temperaturë të qëndrueshme -240 gradë Celsius, që është temperaturë identike me atë që do të çlironte zemra e Tokës dhe që Toka do ta çlironte në gjithësi.

Kështu pohon David Steevenson, profesor i shkencave planetare në Institutin për teknologji të Kalifornisë. Nëse do të pyesnit si do të përballonin këtë njerëzit, ka përgjigje dhe zgjidhje. Specia njerëzore do të mund ta mbijetonte këtë duke ndërtuar objekte në fund të oqeaneve, ose duke përdorur energjinë bërthamore ose energjinë gjeotermike të Tokës për ruajtjen e ambientit jetësor.

Shembull i shfrytëzimit të energjisë gjeotermike të Tokës është Islanda, ku kjo ndodh tashmë. Profesori i astronomisë në Universitetin e Rochesterit, Erick Bekman, thotë se njerëzimi do të mund të shfrytëzonte ngrohjen nga vullkanet edhe me qindra vite pas shuarjes së Diellit dhe kështu edhe të mbijetonte.

Edhe pse shuarjen e diellit disa nga mikroorganizmat do ta mbijetonin, pjesa tjetër e gjallesave do të jetonin vetëm për një kohë të shkurtër. Fotosinteza do të pushonte së funksionuari menjëherë, kurse shumica e bimëve do të vdisnin brenda pak javësh. Drunjtë e mëdhenj do t’ia dilnin të mbijetonin me dekada në saje të metabolizmit të ngadaltë dhe rezervave të sheqerit. Shumica e gjallesave me mungesë ushqimi në shkallën e fundit shumë shpejt do të zhdukeshin, por ato që ushqehen me mbetjet e tyre do të mund të jetonin edhe për një kohë, deri sa të mos i shfaroste të ftohtit.

Dielli ndërkaq nuk e mban në jetë vetëm Tokën, por edhe orbitën. Sikur masa e tij të zhdukej papritmas (edhe pse kjo është e pamundur) planeti thjesht do të fluturonte.