Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëKokëdhima: Mesazh kryeministrit të plehrave!

Kokëdhima: Mesazh kryeministrit të plehrave!

-

Partia ZGJIDHJA kundërshton ashpër deklaratën e kryeministrit Rama për importin e plehrave në Shqipëri, duke e konsideruar projekt mafioz për të cilën siç thuhet në deklaratë, kreu i qeverisë u zbyth.

Reagimi i plotë:

Edi Rama deklaroi dje nga foltorja e parlamentit, se qeveria e tij e re ka një plan të strukturuar dhe ai është i vendosur për të importuar plehrat e botës në Shqipëri. Ai u zbyth vitin e kaluar nga ky projekt mafioz, demek për të shpëtuar nga falimentimi industrinë ricikluese vendase, pas reagimit të fuqishëm të qytetarëve.

Arriti gjatë mandatit të parë të ngrejë një incenerator dhe do të ngrejë të tjerë, ku do të djegë plehrat e botës. Tani kërkon që ta bëjë ligjor importimin e plehrave me kartonat e shumicën të dalë nga pakica shqiptare. ZGJIDHJA e paralajmërom që të heqë dorë nga ky plan, përndryshe populli do ta mbajë nën rrethim kryeministrinë dhe parlamentin, deri sa ai ta kuptojë që me këtë çështje madhore nuk mund të bëhen lojëra mafioze. E provoi një herë me armët kimike, por këtë herë zemërimi ndaj një mashtruesi të kapur dhe të shitur, do të jetë shumëfish më i madh.

Për planin ogurzi të Ramës për të mbushur vendin me plehrat e botës, duke kërcënuar shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve, ZGJIDHJA ka një kundërplan me të gjithë qytetarët, pa dallim partiak. Ndoshta ai është i detyruar që ta çojë deri në fund këtë projekt shkatërrimtar për vendin, por nuk duhet të harrojë se, nëse guxon që ta ligjërojë me votat e pakicës dhe ato të blera nga mafia e drogës dhe oligarkia, ka “ligjëruar” njëkohësisht edhe fundin e tij. Edi Rama do të mbahet mend për shumë gjëra, por mbi të gjitha; si politikani që erdhi në pushtet si kundërshtar i madh i plehrave dhe do të ikë me turp si mbrojtësi dhe kumbari i madh i tyre!

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts