Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëParalajmërimi i Kryemadhit: Ta harrojë kryeministri i votës së blerë se…

Paralajmërimi i Kryemadhit: Ta harrojë kryeministri i votës së blerë se…

-

 

 Gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke komentuar programin qeverisës të kabinetit ‘Rama 2’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se kryeministri pasi mori timonin, tashmë nuk ka hall si të qeverisë, por si të drejtoje opozitën. Kryemadhi paralajmëroi se LSI do bëjë opozitë të fortë dhe kryeministri nuk mund të tallet.

“Pasi manipuloi dhe bleu timonin për të rrëmbyer gjithë tepsinë si tahmaqar, tani nuk ka hallin si të qeveris me përgjegjësi para vendit e qytetarëve, por se si të drejtojë edhe opozitën përmes diversioneve, blerjeve, presioneve e shantazhev. Por ta harrojë ky kryeministër i votës së blerë, të paktën nga sot e në të ardhmen se do luaj me opozitën dhe demokracinë, ashtu si ka bërë deri tani!

Mos të harrojë asnjëherë, ky kryeministër i pakicës së shqiptarëve, se shumica dërrmuese e shoqërisë është në opozitë me këtë qeveri dhe këtë do e tregojnë shqiptarët shumë shpejt. Ne sapo kemi filluar këtë rrugëtim së bashku me shqiptarët për t’ju dhënë atyre shpresë se ky vënd mund të bëhet”- tha Kryemadhi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts