- TIRANE- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë nisur bashkëpunimin për deputetët që do jenë pjesë e komisioneve parlamentare. Këto dy forca, që do të bëjnë tashmë opozitë kanë rënë dakord që një prej tre komisioneve parlamentare t’i kalojë LSI-së.
Ndërsa Endrit Brahimllari do të jetë pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Në Komisionin e Ekonomisë janë caktuar deputetët, Edmond Haxhinasto, Përparim Spahiu, dhe Gledion Rehovica. Ndërsa Shezai Rrokaj dhe Klejdi Mehmetaj do jenë në Komisionin e Arsimit.
Pas miratimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur në një mbledhje në orën 18:00 krerët e grupeve parlamentare.
Mësohet se në këtë takim që do zhvillohet në kryesinë e Kuvendit, krerët e grupeve do vendosin për seancën e radhës. Do të jetë pikërisht kjo seancë, në të cilën do të vendoset për ngritjen e komisioneve parlamentare.