Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.
Sipas kreut të shtetit “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, – ka theksuar ndër të tjera Meta.
Gjatë dy ditëve të fundit mbarë opinioni shqiptar u përfshi në një debat të madh, pas faljes së Bajramit në sheshin ‘Skënderbej. Ishin të shumta reagimet se përse ishte mbuluar statuja e heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.