Rama, duket se ka shpërblyer kryetarin e PS në Tiranë, Saimir Tahiri, duke i dhënë postin e koordinatorit Kombëtar për Bashkëqeverisjen.
Rama e ka bërë publike këtë emërim, në mbledhjen e grupit në PS.
“Do fillojmë menjëherë punën në terren duke emëruar një kordinator kombëtar për bashkëqeverisjen që do jetë Saimir Tahiri, që do të thotë që platforma dixhitale e bashkëqeverisjes nuk do jetë ëebsite i radhës, por mekanizëm i gjallë njerëzish që do e përdorin për të realizuar implementimin e tre pikave kyçe, njerëzit duan pastrim të gjithë mekanizmit te shtetit nga grabitqarët, duan shërbim për cdo nevojë dhe mbi çdo te drejtë që jua jep kushtetuta, ndëshkim të atyre që behën pengesë. Këto tre gjëra mund ti realizojmë përmes bashkëqeverisjes, përfshirjes së tyre në qeveri realisht”, është shprehur Rama.