Friday, April 19, 2024
HomeSportALBAN HOXHA TËRHIQET: KËRKOJ FALJE, DORËZOJ SHIRITIN E KAPITENIT TË PARTIZANIT

ALBAN HOXHA TËRHIQET: KËRKOJ FALJE, DORËZOJ SHIRITIN E KAPITENIT TË PARTIZANIT

-

Në klubin e Partizanit prej ditësh ka shpërthyer një debat, lidhur me çështjen e kapitenit dhe portierit titullar, Alban Hoxha.

Klubi i Partizanit deklaroi se Hoxha theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren dhe për këtë arsye u dënua me gjobë nga Luçiano Moxhi.

Por kësaj situate të krijuar në klubin e “kuq”, portieri  ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit.

Më poshtë mesazhi i Hoxhës, i postuar në faqen zyrtare të Partizanit

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit.”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts