M.Madhe, bashkia dhe IKMT sqarojne shembjen e kulles
Per shembjen e shtepise se Preke Calit ka reaguar edhe bashkia e Malesise se Madhe. Permes nje deklarate shperndare per mediat, ky institucion ben me dije se nuk ka patur asnje kerkese. Ne sqarimin e tyre thuhet: Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq. Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër. Bashkia nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë ndërtim , që do të kishte qenë mëse e gatshme ta shqyrtonte e ta mbështeste. Kjo vlente për dje, kjo vlen për sot, kjo vlen për nesër. Cilido që kërkon të investojë privatisht për të nderuar historinë, traditat, figurat e malësisë së madhe e ka derën e hapur. Por askush nuk mund të përdorë historinë, traditat, figurat tona me filozofinë e dalë boje të tokës së xanun. Kjo është e vërteta, të tjerat janë lojra e tymnaja politike nën nivelin e bisedës ku përfshihen malësorët. Nderkohe per kete problem ka reaguar edhe inspektoriati ndertimor prane bashkise Malesi e Madhe. Ky institucion thekson: Me datën 16.gusht.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banorë i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali. Kemi shkuar në vendngjarje për verifikim ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet. Nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri,por nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shëmbjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri. Të ndodhur në këto kushte u mbajt proces- verbal konstatimi për ndërtimin pa leje në fshatin Velipojë të Vermoshit-Njësia Administrative Kelmend. Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet. Inspektoriati thote se autoret e punimeve jane paralajmeruar e me pas ndeshkuar me gjobe derisa eshte nderhyre, sipas tyre, duke prishur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia egzistuese e Prek Calit.