Sunday, February 5, 2023
HomePolitikëQEVERIA PROJEKTON NDRYSHIMIN E RËNDËSISHËM NË ADMINISTRATË

QEVERIA PROJEKTON NDRYSHIMIN E RËNDËSISHËM NË ADMINISTRATË

-

Qeveria mësohet se ka një projekt për të ndryshuar orarin zyrtar të punës në administratë.

Burime në zyrën e kryeministrit Edi Rama për “javanews”, bëjnë të ditur se po diskutohet propozimi për të vendosur një orar të ri, i cili parashikon një 1 orësh pushim mes orës 12.30 dhe 13.30. Për rrjedhim orari zyrtar do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17.30 të pasdites.Për momentin nuk ka një vendim, lidhur me propozimin në fjalë. Por mësohet se ai po diskutohet gjerësisht, duke parë anët pozitive dhe negative të ndryshimit të orarit.

Do të jenë javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga 08.00 e mëngjesit deri në 16.30 që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30, me një orë pushim në mes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts