Përmes një reagimi në fb, Basha thotë se Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate çka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin dhe gjithe Shqiperine.
“Fadromat ne kullen e Prek Calit goditen sot simbolin e kryengritjes se Kelmendit, revoltes se pare anti komuniste te Europes. Ato mure ne kullen e Caleve u ndertua fale donacioneve te shqiptareve patriote te Amerikes. Qeveria duhej ta legalizonte restaurimin per ate cka Kulla e Prek Calit perfaqeson per Kelmendin, Malesine dhe gjithe Shqiperine”deklaron kryedemokrati.
Por Basha thotë se Kryeministri nuk mund ta durojë nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist.
“Edi Rama nuk mund ta duroje nderimin e nje prijesi legjendar anti-komunist si Prek Cali. Se kur kthen pinjollet e Byrose dhe xhelatet e diktatures ne krye te vendit, te tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.Ky i sotmi eshte nje akt urrejtje por edhe dobesie. Kelmendasit, malesoret dhe mbare shqiptaret patriote do tja japin pergjigjen pjelles se keqe” përfundon Basha.