Shqipëria do të shtojë me një togë numrin e ushtarakëve shqiptarë në misionin Resolute Support, në Afganistan.
Kjo është në përgjigje të kërkesës së strategjisë së re të presidentit amerikan Donald Trump për Afganistanin.
Vullnetin për shtimin me një togë të kontributit të Shqipërisë në Afganistan, ministrja Xhaçka ia shprehu edhe kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO gjeneralit Petr Pavel, i cili ndodhet në Tiranë.
Dy toga ushtarake shqiptarë, rreth 80 trupa janë të vendosura në Herat dhe Kabul.
Autoritetet me te larta ushtarake te NATO ne Tirane
Autoritet më të larta ushtarake të Natos mbërritën në Tiranë për të diskutuar mbi stabilitetin dhe sistuatën e sigurisë në Ballkanin perëndimor.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjenerali Curtis M. Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO gjeneral Petr Pavel vijnë në kuadër të Takimit të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO, i cili po zhvillohet në Tiranë në datat 15-17 shtator.
29 shefat e shtabeve, Kryetari i Komitetit Ushtarak Gjeneral Petr Pavel u pritën nga shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjeneral Bardhyl Kollçaku në pallatin e Brigadave në Tiranë në një ceremoni mirëseardhje.
Në qendër të diskutimeve do të jetë dhe angazhimi i vendeve në Luftën kundër Terrorizmit, Iniciativën për Ndërtimin dhe ngritjen e Kapaciteteve të Mbrojtjes në Irak.
Gjithashtu në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë.
Gjithashtu autoritet më të larta ushtarake do të paraqesin një sërë udhëzimesh mbi rishikimin e strukturës së Komandën e NATOS për mënyrën se si organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ti përgjigjet më mirë sfidave të sigurisë në botë.
Në fund të takimit në Shqipëri, shefat e shtabit do të zgjedhin Kryetarin e ardhshëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili do të marrë detyrën në vitin 2018.
Më herët krerët e komitetit ushtarak u pritën në një takim nga presidenti Ilir Meta i cili theksoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit dhe stabilitetit në rajon.