Kristian Panuçi vazhdon të marrë lajme negative nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Sot janë dëmtuar dy lojtarë të tjerë të cilët në ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë me shumë mundësi do të luanin si titullarë.
Ndërkohë edhe Berat Gjimshiti ka pësuar një dëmtim i cili e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen e sotme ndaj Napolit. Mbrojtësi ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon se është duke bërë terapi për të kaluar dëmtimin. Edhe për të nuk dihet se sa mund të qëndrojë jashtë fushave.
Nëse Abrashit dhe Gjimshitit i shtojmë edhe Ajetin që u dëmtua dje, Balajn që ka disa kohë i dëmtuar, Kukelin, Roshin dhe Mavrajn që janë të pezulluar, kuptohet lehtësisht që kombëtarja shqiptare është në një emergjencë totale për futbollistë para dy ndeshjeve tepër të vështira.