Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetVDES GRUAJA MË E VJETËR NË BOTË, SA VJEÇ ISHTE

VDES GRUAJA MË E VJETËR NË BOTË, SA VJEÇ ISHTE

-

Është shuar në moshën 117-vjeçare dhe 189 ditë, gruaja më e moshuar në botë. Violet Mosses-Brown, nga Xhamajka kishte lindur më mars të vitit 1900.

Ndarjen nga jeta të të moshuarës e lajmëroi vetë kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness.

Trofeu i personit më të vjetër në botë i kaloi japonezit Nabi Tajima, i lindur më 4 gusht të të njëjtit vit me Violet, i cili është 116 vjeç dhe 256 ditë i vjetër.

Violet kishte jetuar gjithë jetën në të njëjtën shtëpi, ishte një kultivuese e rregullt e kallam sheqerit dhe adhuruese e frutave.

Në një intervistë të hershme në 2010-ën, Violet është shprehur se puna e madhe dhe ushqimi i mirë ishin sekreti i jetëgjatësisë së saj, shkruan indeksionline.

Ndërsa pak ditë para se të ndërronte jetë ajo ishte shprehur se ndjehej mjaft e lumtur që ishte cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.

Djali i Violet, Harold Fairweather, është 97 vjeç, kështu që në këtë familje ka jetë të gjatë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts