Deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha për këshilltarët e Bashës, duke i cilësuar ata si mizerabël, duket se ka filluar të sjellë efektet e saj të para.
Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka shkarkuar në mënyrë të menjëhershme, këshilltarin për mediat, Neritan Sejaminin. Burime nga “selia blu”, për newsbomb.al, konfirmojnë se kreu demokrat e ka larguar Sejaminin nga pozicioni që ai ka mbajtur deri më sot, si këshilltar i PD-së për mediat.
Neritan Sejamini është konsideruar si një njerëzit më të rëndësishëm në PD gjatë fushatës, pasi ishte ai i cili merrte vendimet se cili eksponent i Partisë Demokratike do të prononcohej për mediat.