Vilma Dule 31 vjeçarja që u sulmua me acid katër vite më parë pabesisht nga një i panjohur tashmë nuk ka më komplekse dhe çdo ditë përshëndet herë pas here duke përcjellë mesazhe të forta kundrejt ndjekësve.
Ndërsa në postimin e saj të fundit ka thurur disa vargje në të cilat vazhdon të tregojë forcën që ka për të vazhduar përpara. “Nje lulekuqe lind per te qene e lire dhe eger”, shkruan ndër të tjera Vilma.
Mesazhi i plotë:
I dua lulekuqet pasi ato jane ndryshe nga lulet e tjera.
Lulekuqja ka rrenje te forta, ajo mund te çeli kudo,
ne terriore te ashpra, aty ku lulet e tjera s’arrijne dot.
Jane te thjeshta dhe te qeshura.
I buzeqeshin diellit dhe pranveres.
Nje lulekuqe lind per te qene e lire dhe eger.
Ajo nuk mund te jete thjeshte nje lule ne nje vazo.
Nje lulekuqe i perket fushave dhe natyres.
Dhe nese tenton ta keputesh ajo shperbehet si nje forme rrebelimi ndaj dores qe e keputi.
S’ka rendesi nese jeton nje muaj apo me pak,
per aq kohe sa ajo jeton, duhet te jete e lire.
Keshtu qe ju lutem mos i keputni lulekuqet.
Soditini nga larg.
Sikur bejne visitatoret me pikturat neper muze.
Une lulekuqen time e pikturova sot ne bustin qe me duhet te mbaj per tu sheruar plotesiht ?
Naten e mire Luftetare 🙂
Mos harroni neser te zgjoheni te lumtur 🙂 😉