Nëse Lulzim Basha e konsideron të “vdekur” marrëveshjen e 18 majit, kryeministri Edi Rama thotë se reforma zgjedhore është brenda paketës së asaj marrëveshjeje.
Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri thotë se reforma nis nga vota e emigrantëve jashtë kufijve, ndërsa thotë se idetë e një pale nuk mund të jenë kusht për një tjetër.
Rama: Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve🇦🇱Plus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!
Mazhoranca dhe opozita nisën sot diskutimet për reformën zgjedhore dhe ajo që kanë rënë dakord paraprakisht është ngritja e komisionit Ad Hoc.
Opozita ka vendosur tre kushtet për reformën zgjedhore.
Basha: Ne jemi të hapur për çdo model që ofron këto tre kushte: “Jemi të hapur për modelin por duhet të plotësojë tre kushte sipas PD.
-Votimin dhe numërimin elektronik
-Të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike
-Të fuqizojë dhe japë më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit e tyre.