Shifrat/ Shqipëria e para në Ballkan…për çmimin më të lirë të kanabisit e kokainës

0
261

Nga të dhënat që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet ka grumbulluar prej vendeve anëtare rezulton se Shqipëria ka çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket hashashit dhe kokainës, ndërsa ka prevalencën më të lartë të përdoruesve gjatë jetës.

Për pjesën më të madhe të ekspertëve kjo vjen për disa arsye në Shqipëri. Së pari, konsiderohemi vend origjine për kanabisin dhe vend transit për kokainën. Pjesa më e madhe e drogës synon që të kalojë në Europë, por një sasi mbetet në vend, duke rritur kështu ofertën dhe duke ulur çmimin.
screenshot-10_1505719795-3596911

Së dyti, fuqia blerëse në Shqipëri është e ulët dhe përdoruesit nuk kanë mundësi që të blejnë drogë të shtrenjtë. Ky faktor sipas ekspertëve ka sjellë edhe cilësinë shumë të dobët që qarkullon në vend.

Krahasuar me rajonin, Shqipëri ka prevalencën më të lartë të përdorimit gjatë jetës të kanabisit dhe të kokainës, veçanërisht për këtë të fundit prevalenca është dhe më e lartë në botë.

Sipas të dhënave të UNODC, ku mund të gjenden të dhënat e krahasueshme për të gjithë vendet e rajonit për çdo individ që ka provuar së paku njëherë gjatë jetës kokainë në Serbi ka 25 individë në Shqipëri.
screenshot-11_1505719804-2579948

Nga të dhënat e krahasueshme për vendet e rajonit për sa i përket kanabisit, renditemi të dytët pas Kroacisë për përdorimin gjatë jetës.

Ndërkohë, çmimet e ulëta rrezikojnë që ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për drogat e lira. Sipas raportit botëror për përdorimin e drogave, çmimet në tregun e zi të substancave ilegale janë shumë më të ulëta se mesatarja e rajonit, veçanërisht për kokainën./monitor