Saturday, December 14, 2024
HomeAktualitetMeta takim pune me Fleckenstein: Avancim i reformave me konsensus me opozitën...

Meta takim pune me Fleckenstein: Avancim i reformave me konsensus me opozitën i shërben integrimit

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje dhe zhvilloi një takim pune me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein.

Meta-Fleckenstein (1)

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

(m.k/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts