Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetSkandali “Dieselgate”, 10 mijë foshnje në Evropë humbën jetën nga ndotjet e...

Skandali “Dieselgate”, 10 mijë foshnje në Evropë humbën jetën nga ndotjet e makinave

-

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit.

 

Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara  rezulton se ka pasur një rritje te konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë.
”Të paktën 10 mijë vdekje të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate” sipas hulumtimit.

 

Gjithashtu theksohet se në mesin e vendeve evropiane, Italia, Gjermania dhe Franca për shkak të numrit të madh të popullsisë dhe përdorimit të automjeteve me naftë janë vendet të cilat janë prekur më shumë nga gazrat e çliruara nga automjetet.Ndërsa vendet e prekura me pak janë Norvegjia, Finlanda e pjesa greke e Qipros.

 

Skandali shpërtheu në shtator të vitit 2015 pas deklaratës se ”Volkswagen”se  kishte raportuar gabim normat, ndërsa ishte bërë e ditur se edhe kompanitë te tjera kishin aplikuar metoda të ngjashme të emetimit të naftës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts