Friday, April 19, 2024
HomePolitikëStruktura e re e qeverise - DAP njofton zyrtarisht punonjësit për transferimet

Struktura e re e qeverise – DAP njofton zyrtarisht punonjësit për transferimet

-

Punonjësit e ministrive që janë shkrirë janë njoftuar zyrtarisht për ristrukturimin. Me anë të një letre drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar të gjithë nëpunësit, se për shkak të ndryshimeve në strukturën qeveritare , do të ketë lëvizje ose shkurtime në  strukturat e ministrive. Në shkresën zyrtare punonjësve u kërkohet të dorëzojnë diplomat apo kualifikimet të cilat do të përdoren për të vendosur më pas për marrdhënien e punës.

Nis zyrtarisht reformimi i Administratës Publike pas ndryshime të bëra si pasojë e shkurtimit të ministrive dhe drejtorive.

Me anë të një shkrese zyrtare Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar të gjithë punonjësit se për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë transferime dhe shkurtime në struktura të ndryshme të ministrive që tashmë janë shkrirë.

Sipas DAP çdo transferim apo shkurtim i vendeve të punës  do të bëhet duke zbatuar ligjin  “Për Nëpunësin Civil”.

Në letërn e dërguar punonjësve kërkohet që të  dorëzohet çdo dokumentacion në lidhje me edukimin, kualifikimin, masat disiplinore, përvojën e punës dhe vlerësimet.

Këto të dhëna do të përdoren  si dokumentacion i domosdoshëm për të vendosur mbi ecurinë e marrëdhënies  së punës. Por pavarësisht kësaj shkrese ende në nuk ka pasur asnjë lëzivje të punonjësve. Gjithçka pritet të bëhet konkrete në momentin që do të miratohen strukturat e reja të ministrive dhe agjencive nga këshilli i ministrave.

Ndërkohë që shkresa e drejtuar punënjosve ka efekt njoftimi pasi ligjit  është detyrim njoftimi me shkrim i çdo nëpunësi për transferime apo shkurtime të paktënnjë muaj përpara fillimit të efekteve të strukturave të reja

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts