Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKokëdhima: “Tërheqja” nga plehrat, taktikë djallëzore. Të përgatitemi për “luftë!”

Kokëdhima: “Tërheqja” nga plehrat, taktikë djallëzore. Të përgatitemi për “luftë!”

-

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, u bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për “luftë”, për të mos lejuar qeverinë e Edi Ramës që të kalojë në Kuvend ligjin për mbetjet.

Në një reagim në “Twitter”, Kokëdhima u shpreh: “Qeveria nuk ndahet nga plehrat. “Tërheqja” është taktikë djallëzore. Rilindja po na vret! Të përgatitemi për luftë!”.

Reagimi i Kokëdhimës erdhi pak pas debateve që u bënë sot në Komisionin Parlamentar të Aktiviteteve Prodhuese, ku përfaqësuesi i PS-së, Eduard Shalsi, në cilësinë e propozuesit të projektligjit për “Mbetjet” u shpreh se qeveria është tërhequr, pas keqkuptimeve të krijuara.

Por opozita dhe shoqëria civile dyshojnë se këto veprime janë për t’u hedhur hi syve nga qeveria që është munduar prej dy vitesh që të kalojë me çdo çmim ligjin për importin e mbetjeve, gjoja për të shpëtuar falimentimin e industrisë ricikluese vendase nga mungesa e lëndëve të para, por që do të ketë pasoja fatale për ekonominë dhe shëndetin e banorëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts