Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëDenoncimi - Luan Rama: Radarët të fikur, trafikantët në punë, shteti fle...

Denoncimi – Luan Rama: Radarët të fikur, trafikantët në punë, shteti fle gjumë!

-

Deputeti Luan Rama, njëherësh nënkryetar i LSI-së, ka ngritur shqetësimin për mosreagimin e Prokurorisë lidhur me mosfunksionimin e radarëve.

Kjo sipas Ramës ka krijuar një trinitet kriminal “Radarët të fikur, trafikantë në punë, shteti fle gjumë”.

Edhe deklaratën e Ministrit Xhafaj se do të nisë një investigim për këtë çështje Luan Rama e gjen nonsens.

“Nuk mund ta nisë ai hetimin e kësaj çështjeje, pasi nuk ka asnjë tagër ligjor! Përveç kësaj, për sa kohë dimë që pas shqetësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pati një reagim nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes që hidhte poshtë pretendimet e tij, presupozohet që edhe vetë Policia e Shtetit të jetë subjekt nën hetim po aq sa QNOD-ja dhe vetë Ministria e Mbrojtjes”.

Organi i vetëm që mund të investigojë e të hetojë sipas ligjit është Prokuroria, thotë Rama,  jo Ministria e Brendëshme, aq më tepër po të kemi parasyshë që QNOD-ja ku është Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes

“Por, meqenëse nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria se ka nisur qoftë edhe kryesisht hetimin e këtij skandali me pasoja kriminale, Ministri i Brendshëm mund ta zgjojë Prokurorinë, duke e denoncuar çështjen zyrtarisht në organin e akuzës!” përfundon Luan Rama.


/Oranews.tv

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts