- Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, nuk ka nguruar që t’u urojë shqiptarët një ditë të mbarë.
Ndaj, mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut disa foto ku shihet se si Teatri i Operas dhe Baletit është transformuar.
“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga kantieri i transformimit rrënjësor të Teatrit të Operas dhe Baletit në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën 🌹”, citohet në mesazhin e Ramës.
Që prej tre ditësh Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa dje u takua edhe me presidentin, Doland Trump, me të cilin bëri edhe në foto zyrtare, bashkë me bashkëshortet e dy liderëve.