Sunday, February 5, 2023
HomePolitikëReforma zgjedhore, ish-ministri i PD: Basha nuk ka njohuri. Do përfundojë me…

Reforma zgjedhore, ish-ministri i PD: Basha nuk ka njohuri. Do përfundojë me…

-

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ka komentuar debatet e ditëve të fundit mbi reformën zgjedhore. Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj u shpreh se, deri më tani nuk ka një debat konkret për këtë çështje, pasi nuk janë përfshirë të gjithë aktorët e interesuar.

Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka interes në ndryshim e sistemit zgjedhor aktual, ndërsa kreu i PD-së “nuk ka njohuritë e duhura, në mënyrë që të propozojë një version konkret”.

Nisur nga kjo situatë, Mustafaj thotë se edhe kjo reformë do të përfundojë me një marrëveshje Rama-Basha.

“Besoj se do të ketë debate për reformën zgjedhore, por do të jetë debate të stilit Rama-Basha, sa për të krijuar vëmendje publike. Por debate të vërteta që i interesojnë opinionit publik shqiptar, apo që do të përfshijnë të gjithë spektrin politik, apo edhe Shoqërinë Civile, do të kishte vetëm nëse hapet mundësia për një reformë thelbësore mbi sistemin zgjedhor. Tashmë kam bindjen se Rama nuk është i interesuar të ndryshojë këtë sistem zgjedhje, dhe nga ana tjetër kam bindjen se Basha nuk ka asnjë njohuri thelbësore dhe nuk ka një version të vetin për ta diskutuar këtë gjë. LSI nuk mund ta pengojë këtë reformim, ndaj unë u ndala tek dy emrat, Rama dhe Basha. Ne nuk po shohim realisht një vullnet politik, ku dy aktorët kryesorë t’i drejtohen opinionit publik. Pra edhe kjo reformë do të mbetet në një marrëveshje mes të dyja palëve”, u shpreh Mustafaj.

I pyetur mbi propozimin për të mundësuar votën e emigrantëve, ai tha se duhet të bëhet një analizë konkretë për këtë çështje, në mënyrë që të garantohet siguria e votës, dhe të mos manipulohet procesi.

“Rama e ka premtuar këtë gjë, dhe ai është një faktor përcaktues në këtë objektiv. Ne pamë një reagim të Palokës, që tha do të bëhet, (vota e emigratëve) por të mos bëhet në ambasadat e Ramës. Kjo është diçka e gabuar, pasi ambasadat janë të shtetit shqiptar. Kjo është një frikë e shprehur se mos manipulohet procesi, pasi gjithë demarshi i PD është për shkak të frikës, por ky proces nuk mund të realizohet jashtë ambasadave apo konsullata. Duhet të kujtojmë se ne kemi 43 përfaqësi, përfshi ambasadat dhe konsullatat. Psh në SHBA ka një sistem që votohet me postë”, tha ish-ministri Besnik Mustafaj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts