Një sasi e konsiderueshme fishekësh janë gjetur sot në njësinë administrative të Berdicës.
Municionet dolën në dritë gjatë aksionit që Bashkia e Shkodrës kishte nisur për pastrimin e kanaleve kulluese.
Mesohet se jane rreth 100 fisheke automatiku mod 56 te gjetura ne kanal qe eskavatori i ka nxjerr me mbetjet.
Kane qene banoret e zones qe i kane pikasur nderkohe nga afer ka kryer ekspertim policia ushtarake. Fisheket dyshohet se jane mbetje te vitit 1997.