Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetTë dhënat - INSTAT: Gjatë 2016 janë trajtuar më pak mbetje të...

Të dhënat – INSTAT: Gjatë 2016 janë trajtuar më pak mbetje të ngruta urbane

-

Gjatë 2016 në Shqipëri janë trajtuar më pak mbetje të ngruta urbane. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se janë menaxhuar 1.3 mln ton mbetje nga 2.4 mln tonë në vitin 2015 duke shënuar një rënie me 8 pikë përqindje ose 100 mijë ton më pak.

Nga të dhënat konstatohet se niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane është më i larti ndër 4 vitet e fundit.

Mbetjet e menaxhuara janë trajtuar kryesisht duke i depozituar ato në landfille dhe vende të tjera depozitimi, të miratuara nga organet përkatëse të pushtetit vendor.

Në vitin 2016 sasia totale e mbetjeve në landfille ka shënuar një rritje me 9 pikë përqindje të sasisë totale të mbetjeve të menaxhuara në shkallë vendi.

Riciklimi i mbetjeve ka ruajtur afërisht të njëjtin nivel treguesish me tendencë në rënie. Ndërkohë që ricikilimi i mbetjeve gjatë vitit që lamë pas është ulur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT u ricikluan 17.2% e sasisë totale të mbetjeve nga 25.3% që kanë qenë në 2015 dhe 21.6% në 2014.

Nisur nga mbetjet e prodhuara për banorë  dhe shkalla e mbulimit të popullatës me shërbime për menaxhimin e mbetjeve llogaritet që sasia e mbetjeve në total është më e madhe sesa sasia e mbetjeve të menaxhuara.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts