Friday, April 19, 2024
HomeSportVoltana “shpik” urdhëresa në Shkodër për ta nxjerrë Vllazninë në ankand

Voltana “shpik” urdhëresa në Shkodër për ta nxjerrë Vllazninë në ankand

-

Vllaznia mund të merret përsipër nga sponsor të fuqishëm pas janarit nëse procedurat e ankandit shkojnë sipas parashikimeve. Kështu shporehen nga zyrat e Bashkisë Shkodër. Megjithatë, pavarësisht se cfarë thotë Bashkia, apo kryetarja Voltana Ademi, cështja duket e koklavitur për shkak se deri më tani ka qenë vetë Bashkia ajo që nuk ka gjetur rrugën e afrimit të sponsorëve dhe lënien e Vllaznisë në duar të sigurta. Është fakt se kryetarja e bashkmisë Shkodër vetëm kritikohet për atë që ka bërë për Vllazninë dhe besohet se kjo lëvizje e fundit është në vazhdën e taktikave të saj për të shpërqendruar vëmendjen, megjithëse duhet pranuar njëkohësishts e Vllaznia ka nevojë të privatizohet që të ketë sukses, në të kundërt do të mbetet peng i politikave të mbrapshta e antisportive të kryetares.

Qëndrimi i Ademit

“Procesi i privatizimit do të vazhdojë, por ne kemi hasur vështirësi në përgatitjen e termave të referencës. Nga konsultimi që u kemi bërë të gjitha materialeve, na rezulton se nuk ka një ekspertizë të tillë në Shqipëri apo nuk ka një shembull që të jetë ndjekur më përpara me një klub tjetër futbolli. Pra, nuk kemi një ekspertizë shtetërore për këto lloj sipërmarrje, nëse mund ta quaj kështu. Prandaj kemi kërkuar mbështetje për hartimin e termave të referencës dhe mendojmë se gjithçka do të jetë gati brenda këtij muaji në duart e Bashkisë Shkodër, në mënyrë që më pas të nisë procesi i vlerësimit. Më pas, deri në fund të këtij viti, do t’i hapim rrugë ankandit për blerjen e aksioneve. Është një çështje më vete se kush do të jetë aksioner. Nuk jemi kurrsesi të sigurt nëse do të blihen 5 aksione, 50 apo 49. Ne dëshirojmë që Bashkia Shkodër të mos jetë aksionere e vetme në klubin e futbollit, por të jenë sa më shumë aksionerë”, deklaroi Ademi, të cilin e citojnë gazetarët sportivë nga Shkodra.

Voltana “shpik” urdhëresa në Shkodër për ta nxjerrë Vllazninë në ankand
Voltana “shpik” urdhëresa në Shkodër për ta nxjerrë Vllazninë në ankand

E pyetur se çfarë do të bëjë në rast të dështimit të këtij procesi, kryebashkiakja Ademi ka theksuar faktin se institucioni që drejton, do të vazhdojë që ta mbështesë fuqimisht Vllazninë. “Deri atëherë kur të arrihet ky privatizim, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Vllazninë. Ky është një vullnet institucional, politik, por edhe personal i imi. E kam theksuar se klubin do ta mbështes deri në momentet që do të kalojë në duart e privatit. Vllaznia është një skuadër që u përket të gjithëve. Në këto kushte, të gjithë duhet të kontribuojmë për skuadrën e zemrës”, ka përfunduar numri një i Bashkisë Shkodër. Kujtojmë që në fillim të këtij sezoni, Ademi i ka qëndruar shumë afër klubit, duke e ndjekur në të dyja ndeshjet e kampionatit. Ajo ka garantuar se Vllaznia nuk do të ketë asnjë problem financiar, edhe pse shpesh lojtarët janë ankuar për vonesat e rrogave, veçanërisht sezonin e kaluar. Duket qartë nga fjalët e vetë Ademit se procesi nuk ka siguri, kështu që në Shkodër do ta kalojnë me humor edhe këtë lëvizje të fundit të kryetares Ademi për klubin e Vllaznisë. Deri më tani ajo ka dështuar t’i japë frymëmarrje njërit prej klubeve më me emër në Shqipëri. Pamfleti.com?

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts