Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetAudio e sherrit/ Momenti kur Jemin Gjana tenton të godasë kritiken e...

Audio e sherrit/ Momenti kur Jemin Gjana tenton të godasë kritiken e Bashës

-

Pjesë nga debati 

 Valbona Mezini: Ne thirrëm demokratët në çadër dhe i mbajtëm ata njerëz për muaj me radhë kundër Ramës, pastaj e takuam, ndenjëm 5 orë në takim me të, mbyllëm çadrën dhe u thamë njerëzve që s’ka problem se kishim bërë një marrëveshje që garantonte votat në zgjedhje.

Duhet t’u ngjallim besim kjo është karta jonë morale. Që në të ardhmen t’u japim një kryeministër që nuk i gënjen, që nuk i tall, që nuk i vjedh. Duhet të jemi të sinqertë me demokratët.

Jemin Gjana: Kjo lloj kryesie është “Allahu na ruajt”

Valbona Mezini: Kush e thotë këtë? Ti? Ti je i kooptuar, nuk je i zgjedhur në kryesi. Kryetar, duhet të reagosh dhe t’i tregosh vendin këtij

Jemin Gjana: E vërteta është që mënyra e hartimit të listave nga Basha nuk ishte më e mira. Por e vërteta është që një pjesë nga ne që jemi këtu e dimë shumë mirë që edhe Berisha në këtë lloj forme i hartonte listat, pa u konsultuar me shumë persona.

Valbona Mezini: Ti je i kohës së dinozaurëve. Ne jemi brezi i ri, ç’a më tregon ti mua? Më tregon ti mua pse ke ambicien në partinë tënde, ç’a po thua? Ti s’ke kartë morale fare për të folur këtu. As mos hajde fare këtu ti

(Jemin Gjana çohet nga karrigia dhe i afrohet Mezinit)

Valbona Mezini: Mendësi komuniste, pse ke ambicie më thotë. Ti zotëri ke pikëpamje komuniste komplet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts