Themelet për kullën më të lartë në Tiranë DownTown Albania me një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate do të hidhen në fillim të muajit tetor.
Ndërsa ndërtimi i saj i është besuar kompanisë britanike ARUP (www.arup.com) me qendër në Londër. DownTown Albania do të ketë një një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate. Ndërkohë fasada e jashtme e kësaj ndërtese do të ketë në zemrën e saj hartën e Shqipërisë .
DownTown Albania konsiston në një sipërfaqe njolle ndërtimi prej rreth 1,528 m2, shtrirë në një hapësirë prej 3,812 m2. Për herë të parë Tirana do të ketë një ndërtesë e konceptuar e gjitha me një sistem qendror (HVAC , ngrohje-ftohje-ventilim).
Burimet zyrtare nga projekti pohojnë se Down Town Albania do të jetë një ndërtesë multifunksionale, e cila do të ofrojë një ndërthurje të konceptit të zyrave, qendrës tregtare dhe banesave të luksit. Ndërtesa do të ketë 5 kate parkim, 1 kat dyqane, 17 kate zyra, një kat për shërbime teknike dhe 16 kate banim.