- TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Përbërja e grupit të punës do jetë si më poshtë:
Z. Vangjel Kosta, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Kuvendi.
Z. Gerd Hoxha, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.
Z. Neritan Cena, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.
Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
Bazuar në rendin e ditës mbledhja vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.