Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ kryeminatori Edi Rama u pyet për koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat duke qeverisur të vetëm. Rama tha se nuk fajëson LSI për ato që nuk janë arritur në mandatin e kaluar, përkundrazi sipas tij LSI ka dhene kontribut.
Rama u pyet edhe për marrëveshjen e 18 majit me Bashën, teksa ky i fundit tha se ka vdekur.
“Secili gjen qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë. Ne në çdo rast do ftojmë palët e tjera për të mirën e vendit. Është koha për t’u bërë bashkë”- tha Rama.