Kryeministri Edi Rama në fjalën në Asamblenë e OKB ka deklaruar se prioriteti kyresor i Shqipërisë është Integrimi në Bashkimin Europian.
Rama: Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne.
Pavarësisht krizës vazhdojmë të besojmë se zgjerimi mbetet katalizatori më i mirë për të garantuar zhvillimin dhe sigurinë.