Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetShkodër - Ish-të përdjekurit për Prek Calin: Të rindërtohet kulla e rrënuar

Shkodër – Ish-të përdjekurit për Prek Calin: Të rindërtohet kulla e rrënuar

-

Vepër kriminale e kanë cilësuar prishjen e kullës së Prek Calit, prijësit të krahinës së Kelmendit, anëtarët e unionit mbarëkombëtar të ish të përndjekurve politik të Malësisë së Madhe.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Unionit Luigj Gega duke dënuar këtë akt kërkoi që sa më parë autoritetet përkatëse t’i kthejnë nderin kësaj zone duke rindërtuar kullën e rrënuar.

Sipas tyre atë që nuk e bëri pushtuesi dhe regjimi komunist, e bënë sot pas 27 vitesh disa njerez të veshur me pushtet.

Në fund të deklaratës së tyre anëtarët e kësaj shoqate kritikuan edhe situatën politike që po kalon vendi, ku pinjollët e regjimit komunist janë sot në postet kyçe si udheheqës.

Kulla e Prek Calit u kthye në një debat të fortë politik e mediatik, pasi u rrafshua gjatë sezonit të verës, duke lënë në këmbë vetëm njërën nga faqet e murit, ku ngrihej kjo kullë në fshatin Vermosh të Malesisë së Madhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts