Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetLufta me bandat/ Ish-ministri i Brendshëm thirrje Policisë: Kundërveproni ashpër!

Lufta me bandat/ Ish-ministri i Brendshëm thirrje Policisë: Kundërveproni ashpër!

-

 

Ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj deklaroi sot se Policia e Shtetit është vënë nën shënjestër të grupeve kriminale të organizuara.

Në një mesazh në faqen e tij të “Facecook” Demiraj u bënë thirrje të gjithë efektivëve të policisë që të kundërveprojne me forcën me të madhe ndaj krimit që ngre dorë kundër uniformes dhe shtetit. Duke marrë shkas nga operacioni i madh që u zhvillua në Elbasan, ku ua arrestuan disa persona, Demiraj thekson se kjo duhet të jetë një beteje e fortë, pa kompromis dhe me zero tolerancë.
Dritan Demiraj
MESAZHI I DEMIRAJT
Te nderuar bashkeqytetare!
Ditet e fundit Policia e Shtetit ne menyren me te paprecedente eshte vene nen shenjester nga grupet kriminale dhe te organizuara.
Policia Shtetit nje nga organizatat qe sakrifikojne cdo dite per te ruajtur rendin dhe qetesine eshte sulmuar me bresheri plumbash, me thika dhe sulmuar me makina te blinduara.
Si ish minister i brendshem, i bej thirrje te gjithe efektiveve te policise qe te kunderveprojne me forcen me te madhe ndaj krimit qe ngre dore kunder uniformes dhe Shtetit. Kjo duhet te jete nje beteje e forte, pa kompromis dhe me zero tolerance.
Si qytetar e ndjej detyrim moral te reagoj kur koleget, bashkeqytetaret tane ndjehen te kercenuar, te dhunuar dhe te pa mbrojtur nga keqpolitika. DD.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts