Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëMbledhja me dyer të mbyllura në PD, zbardhet fjalimi i Bashës: Partinë...

Mbledhja me dyer të mbyllura në PD, zbardhet fjalimi i Bashës: Partinë nuk do ia le oligarkëve

-

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie. Mbledhja e zhvilluar në selinë e PD-së ka zgjatur rreth 3 orë.

“BalkanWeb” ka mundur të mësojë disa nga porositë që Basha dha në këtë takim për të gjithë krerët lokalë të PD-së.

Konkretisht mësohet se në fjalën e tij lideri i opozitës është shprehur se “zgjedhjet ishin një lufte me krimin, bandat, paratë e drogës dhe presionin shtetëror”, ndaj edhe për këtë arsye ai ka ftuar zyrtarët lokalë të PD-së që “të identifikojmë skemën e tyre të blerjes e manipulimit të votës emër për emër. Të përgatisim skemën dhe përgjigjen tonë përballë tyre”, – mësohet të jetë shprehur Basha.

Gjithashtu “BalkanWeb” ka mësuar se lideri demokrat është ndalur mandej në situatën e brendshme në Partinë Demokratike për të cilën mësohet të jetë shprehur se “nevojitet konsultim me çdo anëtar, për bashkim, rinovim e modernizim të partisë. Çdo anëtar i PD të përfshihet në konsulte. Ndryshime statutore për të forcuar rolin e anëtarësisë në vendimmarrje. PD ka nisur një proces të ndryshimit të vetes që do të ndryshojë të gjithë politikën shqiptare”, – mësohet të jetë shprehur Basha, raporton “BalkanWeb”.

Në praninë e 68 krerëve lokalë të PD-së, Basha ka shtuar se “ky nuk është proces i thjeshtë, ka kundershti, ka përplasje, pengesa, por është një proces që do sjelle një rezultat: Partia Demokratike do jetë një parti moderne perëndimore, një parti e njerëzve dhe e anëtarëve të saj dhe jo e kryetarëve dhe oligarkëve. Për ne nuk ka tërheqje, nuk ka kthim mbrapa. Kjo që ne po bëjmë është vendimtare jo vetëm për PD-në por për të ardhmen e Shqipërisë”, – është shprehur Basha, mëson “BalkanWeb”.

“Politika është shkëputur dhe izoluar nga njerëzit. Sot rrallë gjen politikanë që të bëjnë të njëjtën jetë dhe të kenë të njejtat halle si njerëzit. Politika është mbyllur në vila luksoze dhe ushqehet në restorante luksoze dhe jeton në studio televizive. Politika është shndërruar në propagandë, në gënjeshtër, në keqinformim, në makinacione. Ne do i japim fund kësaj. Do e kthejmë politikën tek njerëzit”, – ka përfunduar ndër të tjera Basha, në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura, raporton “BalkanWeb”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts