Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëNju Jork - Bushati takim me diasporën: Do punojmë për regjistrimin e...

Nju Jork – Bushati takim me diasporën: Do punojmë për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut

-

Diaspora do të ketë një vëmendje të veçantë në vitin 2018 i shpallur prej qeverisë si viti i Skënderbeut.  Ministri Ditmir Bushati organizoi një bashkëbisedim me bashkëkombas që jetojnë në Nju Jork ku deklaroi se tradita e takimit të bashkëatdhetarëve në Tiranë do të vazhdojë. Po ashtu ai nënvizoi dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në votime

Ditmir Bushati: ‘Ju shpreh mirënjohjen dhe në emër të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunimin që patëm në samitin e parë të diasporës. Ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe gjatë vitit të Skënderbeut. Do të organizojmë samitin e dytë të diasporës. Një angazhim i joni është që të bëjmë që shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme politike. Si dhe do të punojmë për regjistrimin e shqiptarëve jashtë atdheut.”

 Në takim mori pjesë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli i cili nënvizoi rëndësinë e takimeve të tilla

Behgjet Pacolli: Falenderoj vëllanë tim, ministrin Bushati që nuk ka harruar të na ftojë në këtë event të rëndësishëm”

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Ditmir Bushati, gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts