Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetPërplasje në burgun e Alikarnason në Kretë, rikthehet lufta e vjetër shqiptaro-greke

Përplasje në burgun e Alikarnason në Kretë, rikthehet lufta e vjetër shqiptaro-greke

-

GREQI- Një 29-vjeçar nga Kreta ka mbetur i plagosur brenda burgut Alikarnason në Kretë. Ai është qëlluar me grushte e shkelma në kokë e fytyrë nga një shqiptar 33-vjeçar, duke vendosur në alarm autoritetet e burgut. Në burgun Alikarnason prej shumë vitesh nuk mbahen të burgosur shqiptarë.

Ata që kanë mbetur nga vitet e kaluara, mbahen në sektorë të veçantë. Kjo pasi pikërisht në këtë burg ka një “hasmëri” të hershme mes shqiptarëve dhe grekëve.

Në prill të vitit 1999, në këtë burg u vra greku G. Sopasi dhe që atëherë shqiptarët nuk i fusin në qelitë kryesore të burgut. Kush transferohet për të qëndruar tranzit në këtë burg, mbahet në një sektor të veçantë.

Pikërisht 33-vjeçari shqiptar u transferua për të qëndruar një ditë, pasi kishte gjyqin në Kretë për grabitje me armë.

Ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar natën në qelitë kryesore të burgut dhe u fut në një qeli me grekun 29-vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Ky i fundit njihet në burg si djalë i kulturuar dhe që punon për të nxjerrë para në burg. Dyshohet se 33-vjecari shqiptar është nxitur nga grupi i shqiptarëve që mbahen në sektor të veçantë me qellim për te treguar forcën ndaj grekeve, pra “ne bëjmë komandën këtu”.

(el.sp/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts