Ka përfunduar me fitoren e Ajetit dueli i shqiptarëve këtë javë në “Seria A”. Benevento e Ledian Memushajt është mundur në transfertë 2-0 nga Crotone që merr fitoren e parë në kampionat pas 6 javësh.
Të dy futbollistët e kombëtares shqiptare e nisën takimin nga minuta e parë, por Memushaj në të 59-ën minutë i la vendin futbollistit Viola.
Golat e takimit u shënuan në minutën e 43-të nga Mandragora dhe Rohden në të 58-ën. Për Benevento-n pak minuta nga fundi futbollisti Viola humbi një 11-metërsh.
Kjo është fitorja e parë në kampionat për Crotone-n e cila pas javës së 6-të mban vendin e 16-të me 4-ër pikë, ndërsa Benevento e Memushajt ende nuk e ka marrë pikën e parë duke regjistruar vetëm humbje.