Tre ditë pasi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi konkursin për drejtuesit e ri të spitaleve, Drejtori i Spitalit rajonal të Lezhës i cili vjen nga radhet e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk pranon të japë doreheqjen.
I pyetur për këtë çështje Pashk Smaçi është i prere kur thotë se refuzon ta ndërmarrë një veprim të tillë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.