Thursday, April 18, 2024
HomePolitikëPD akuzon Nikollën: Punësohet në arsim kush dorëzon zarfin

PD akuzon Nikollën: Punësohet në arsim kush dorëzon zarfin

-

Opozita në komisionin  e edukimit ngritën përpara ministres Nikolla një sërë shqetësimesh që lidhen me emërimet dhe largimet politike të mësuesve, klasat kolektive dhe braktisja e shkollës nga 22 mijë nxënës.

Vali Duka: Mësueset të cilat punojnë në shkollat e Korçës. Kanë pasur frikë të takojnë deputetët e opozitës. Emërimet janë politike. Emërimet e drejtorëve janë superpolitike.

Albana Vokshi: Ulja e numrit të nxënësve na qenka për shkak të uljes së lindjeve. Nuk e keni pranuar fenomenin e azilimit por ka zona të tëra që juve i keni shpopulluar. Është një akuzë që ne do të vazhdojmë ta bëjmë.

Ministrja Nikolla mohoi emërimet dhe shkarkimet politike nga shkolla duke thënë se 3500 mësues janë emërtuar nga portali Mësues për Shqipërinë.

NikollaNjeriu që ka vuajtur për të instaluar dhe për të mundësuar një gjë të re që është portali Mësues për Shqipërinë jam unë. Në qoftë se ju doni t’i riktheheni historisë së vjetër, e kishim ligjin.

E emëronte drejtori i arsimit, e emëronte ministri, drejtori i shkollave dhe nuk kishte nevojë për të bënte testime të fshehura. Ka nevojë për t’u përsosur? Po ka shumë nevojë të përmirësohen. Ne do ta përsosim duke bërë transparent çdo vend të ri dhe duke mundësuar që mësuesit të klikojnë “po” unë dua të shkoj tek kjo shkollë, jo refuzoj të shkojë tek kjo shkollë.

Ministrja Nikolla lajmëroi gjithashtu është ngritur grupi i punës, dhe pritet së shpejti të publikoj rezultatin. 30% e nxënësve që kanë status të veçantë dhe përfshihen në skemat e subvencionimit marrin librat falas, ndërsa Nikolla garantoi se po shihet mundësia që i gjithë arsimit bazë të përfitoj tekste falas.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts