Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaSekuestrohet pasuria e biznesmenit të pijeve në Shkodër

Sekuestrohet pasuria e biznesmenit të pijeve në Shkodër

-

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete.

Në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” sekuestrohen 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete.

Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:

-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.

-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër

-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda godinave së lartëpërmendura

-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër

– 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:

Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL,
Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E,
Automjeti tip Ford me targë SH1642E,
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts