Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetDiskutimet në Komision - Vasili, Ministres: Mjekësia nuk mund të kthehet në...

Diskutimet në Komision – Vasili, Ministres: Mjekësia nuk mund të kthehet në ‘one stop shop’

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë strukturën e re të shëndetësisë.

Në programin e qeverisë, parashikohet që deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore do të përgjysmohet.

Manastirliu: Bashkimi i funksioneve të ministrisë i jep fund burokracive. Synojmë t’i japim fund burokracive për personat me aftësi të kufizuara. Struktura e re ofron shërbime të përbashkëta për gratë e dhunuara.

Kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kundër vizionit të mazhorancës për shëndetësinë.  Sipas tij, mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.

Vasili: Ju nuk mund të jeni ministri që mban përsipër barazinë gjinore. Cila të jetë struktura shëndetësia s’mund të jetë institucion periferik.Rama kur referon momentin e votëbesimit tha se prioritare ka qenë diçka tjetër. Mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts