Friday, January 27, 2023
HomePolitikëLulzim Basha refuzon Ramën

Lulzim Basha refuzon Ramën

-

Ftesa e Partisë Socialiste për një tryezë të nivelit të lartë politik nuk është pranuar nga Partia Demokratike.

Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD, tha për Top Channel se në përgjigjen e tij për zotin Balla në mbledhje kishte thënë se kërkesa del jashtë kontekstit për të cilin ishte thirrur konferenca, e cila kishte në rendin e ditës çështjen e reformës zgjedhore.

Spaho thotë se ka kërkuar që Parlamenti të fokusohet në këtë çështje për ta vënë në lëvizje sa më parë.

Kreu i grupit Parlamentar demokrat ka vënë në dyshim seriozitetin e Partisë Socialiste për zbatimin e marrëveshjeve, kur tha në mbledhje se marrëveshjen e tryezës së fundit Partia Socialiste e miratoi në 18 maj dhe e shkeli duke filluar nga data 19 maj.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts